Duke pasur parasysh potencialin e lartë ekonomik që Shqipëria ofron, stabilitetin dhe rritjen ekonomike të qëndrueshme, klimën e favorshme për mjedisin e biznesit dhe të investimeve, “Erpa Invest” është angazhuar në disa prej sektorëve strategjike të ekonomisë shqiptare.
Një vend ku marrin jetë reforma pozitive, dhe që fokusohet në lehtësimin e të bërit biznes, një vendodhje strategjike, aksesi në tregun e lirë, taksat e ulëta dhe stimujt ekonomik, si dhe një force pune e motivuar, e kualifikuar, dhe konkurruese e bëjnë Shqipërinë një destinacion të shkëlqyer për investime.
Me përvojën dhe mbështetjen e partnerëve të saj, kompania ka për qëllim financimin dhe realizimin e investimeve në fusha të ndryshme në Shqipëri.
Vizioni: Ruajtja e qëndrueshme e mjedisit dhe kontributi pozitiv në standardet e jetesës së komunitetit lokal dhe më gjerë.
Kultura: Erpa Invest drejtohet nga vizioni ynë - Ne duam që çdo person të përfitojë direkt apo indirek nga investimet në fushat në të cilat operojmë.
Përgjegjësia sociale
Erpa Invest e konsideron Përgjegjësinë Sociale të Korporatës si pjesë të natyrshme të biznesit që kryen dhe si çelësin për të arritur sukses dhe qëndrueshmëri në aktivitetin e saj. Angazhimi ynë për integritet shprehet në kodin tonë të sjelljes, i cili përcakton qartë pritshmërinë nga punonjësit tanë dhe të partnerëve tanë në biznes.
Erpa Invest është e vetëdijshme për përgjegjësitë e saj ndaj komunitetit në zonat e projekteve dhe do të shkojë përtej aktivitetit bazë të biznesit të saj, për të ruajtur mjedisin në të tashmen dhe në të ardhmen dhe për të kontribuar pozitivisht në standardet e jetesës së komunitetit lokal.
Duke pasur parasysh potencialin e lartë ekonomik që Shqipëria ofron, stabilitetin dhe rritjen ekonomike të qëndrueshme, klimën e favorshme për mjedisin e biznesit dhe të investimeve, “Erpa Invest” është angazhuar në disa prej sektorëve strategjike të ekonomisë shqiptare.
Per cdo informacion dhe paqartesi ju lutem kontaktoni :
Rruga “Abdyl Frasheri”, Pallati 11/1-EGT Tower, Kati 5 Tirane, Shqiperi.
©2024 Erpa Invest, All Rights Reserved.