“Hec Lashkiza” është një projekt i mirëstudiuar I cili ndodhet në rrethin e Peshkopisë, në qendrën Administrative Zall-Dardhë. Kaskada e Lashkizës përbëhet nga 2 Hidrocentrale.
“Lashkiza 1” me një fuqi të instaluar 4.1 MW shfrytëzon ujërat e përroit të Lashkizës dhe të dy përrenjve të tjerë në afërsi të tij, Përroin e Shehut dhe Përroin e Vllathit. “Lashkiza 2” me një fuqi të instaluar 0.9 MW shfrytëzon ujërat e përroit të Lashkizës dhe ujërat e përroit të Kifrres në afërsi të tij.
Vendodhja: Lashkizë, Peshkopi
Fuqia e Instaluar: 5 MW
Kw të prodhuara në vit përafërsisht: 17,500,000 kw
Erpa Invest” është një kompani holding që operon në fusha të ndryshme investimi: si investime me aktivitet në fushën e energjive të rinovueshme; sektorit imobiliar; turizmit; agrikulturë; blerjen dhe shitjen e aksioneve në tregun e Shqipërisë dhe jashtë vendit; pjesmarrje financiare në shoqeri me aktivitete të ndryshme.
Duke pasur parasysh potencialin e lartë ekonomik që Shqipëria ofron, stabilitetin dhe rritjen ekonomike të qëndrueshme, klimën e favorshme për mjedisin e biznesit dhe të investimeve, “Erpa Invest” është angazhuar në disa prej sektorëve strategjike të ekonomisë shqiptare.
Per cdo informacion dhe paqartesi ju lutem kontaktoni :
Rruga “Abdyl Frasheri”, Pallati 11/1-EGT Tower, Kati 5 Tirane, Shqiperi.
©2024 Erpa Invest, All Rights Reserved.