“Erpa Invest” është një kompani holding që operon në fusha të ndryshme investimi: si investime me aktivitet në fushën e energjive të rinovueshme; sektorit imobiliar; turizmit; agrikulturë; blerjen dhe shitjen e aksioneve në tregun e Shqipërisë dhe jashtë vendit; pjesmarrje financiare në shoqeri me aktivitete të ndryshme.
Duke pasur parasysh potencialin e lartë ekonomik që Shqipëria ofron, stabilitetin dhe rritjen ekonomike të qëndrueshme, klimën e favorshme për mjedisin e biznesit dhe të investimeve, “Erpa Invest” është angazhuar në disa prej sektorëve strategjike të ekonomisë shqiptare.
Një vend ku marrin jetë reforma pozitive, dhe që fokusohet në lehtësimin e të bërit biznes, një vendodhje strategjike, aksesi në tregun e lirë, taksat e ulëta dhe stimujt ekonomik, si dhe një force pune e motivuar, e kualifikuar, dhe konkurruese e bëjnë Shqipërinë një destinacion të shkëlqyer për investime.
Me përvojën dhe mbështetjen e partnerëve të saj, kompania ka për qëllim financimin dhe realizimin e investimeve në fusha të ndryshme në Shqipëri.
Struktura e grupit Erpa Invest