Duke pasur parasysh potencialin e lartë të Shqipërisë në rezerva ujore dhe në prodhimin e energjisë hidrike ne jemi aktualisht te fokusuar në fushën e prodhimit të energjisë së rinovueshme kryesisht hidroenergjisë. Ne kemi angazhuar një ekip profesional për të përmbushur objektivat e kompanisë, me qëllim që në vitet e ardhshme të jemi një ndër prodhuesit kryesor në fushën e energjisë së pastër.
Nëpërmjet eksperiencës ndërkombëtare, Erpa Invest angazhohet të investojë me standarde europiane në prodhimin e energjisë së pastër. Më tej, Erpa Invest është e angazhuar të arrijë një ekuilibër midis faktorëve ekonomikë, mjedisor dhe social në të gjitha aktivitetet që kryen.
Aktualisht “Erpa Invest” zotëron 4 projekte hidroenergjitike të cilët janë:
- Hec Shtika 1.3 MW
- Hec Lashkiza 5 MW
- Hec Kabash Porocan 5 MW
- Hec Vernik 10.5 MW
- Vendodhja: Këlcyrë, Përmet
- Fuqia e Instaluar: 1.3 MW
- Kw të prodhuara në vit përafërsisht: 3,900,000 kw
Hec Shtika është një projekt i mirë studiuar në jug të Shqipërisë. Projekti HEC Shtika është ndërtuar në lumin Shtika, në rrethin e Këlcyrës, Përmet.
Hec Shtika është në operim prej fillimit të vitit 2016 duke tejkaluar parashikimet për prodhimin e tij. Të gjitha materialet e përdorura janë të markuara CE dhe punimet e kryera janë bërë duke respektuar normat europiane EN. Makineritë janë të gjitha europiane ( Turbina – Mecamidi (franceze), Gjeneratori – Marelli (italian), Transformatoret – Art Tra (italian), celat – ABB dhe Schneider ).
- Vendodhja: Lashkizë, Peshkopi
- Fuqia e Instaluar: 5 MW
- Kw të prodhuara në vit përafërsisht: 17,500,000 kw
“Hec Lashkiza” është një projekt i mirëstudiuar I cili ndodhet në rrethin e Peshkopisë, në qendrën Administrative Zall-Dardhë. Kaskada e Lashkizës përbëhet nga 2 Hidrocentrale. “Lashkiza 1” me një fuqi të instaluar 4.1 MW shfrytëzon ujërat e përroit të Lashkizës dhe të dy përrenjve të tjerë në afërsi të tij, Përroin e Shehut dhe Përroin e Vllathit. “Lashkiza 2” me një fuqi të instaluar 0.9 MW shfrytëzon ujërat e përroit të Lashkizës dhe ujërat e përroit të Kifrres në afërsi të tij.
- Vendodhja: Porocan, Gramsh
- Fuqia e Instaluar: 5 MW
- Kw të prodhuara në vit përafërsisht: 17,500,000 kw
“Hec Kabash Porocan ” është një projekt i mirëstudiuar i cili ndodhet në Fshatin Porocan, Bashkia Gramsh, Qarku Elbasan. Kaskada përbëhet nga 2 Hidrocentrale. “Hec Porocan” me fuqi të instaluar 4 MW shfrytëzon ujërat e Lumit të Holtës një prej degëve kryesore të lumit Devoll. “Hec Kabash” me fuqi të instaluar prej 1 MW i cili shfrytëzon ujrat e Lumit të Holtës, përroit të Pursit dhe përroit të Zavalinës.
- Vendodhja: Vernik, Vlorë
- Fuqia e Instaluar: 10.5 MW
- Kw të prodhuara në vit përafërsisht: 36,750,000 kw
“Hec Vernik” është një projekt i mirëstudiuar I cili ndodhet në Fshatin Vernik, Njësia administrative Brataj, Bashkia Selenicë, Rrethi Vlorë. Kaskada e Vernikut përbëhet nga 3 Hidrocentrale. “Vernik 1” me fuqi të instaluar 1 MW shfrytëzon ujërat e Përroit të Perzës i cili ndodhet në pjesën e sipërme të Lumit të Smokthinës. “Vernik 2” me fuqi të instaluar prej 2 MW shrytëzon ujërat e Lumit te Smokthinës dhe të një dege të tij .”Vernik 3” me fuqi te instaluar prej 7.5 MW shfrytëzon ujërat e Lumit te Smokthinës.